KOMUNIKIMI POLITIK I PARTIVE NË SHQIPËRI DHE MARRËDHËNIA ME PUBLIKUN PËRGJATË FUSHATËS ELEKTORALE TË VITIT 2017!!



Komunikimi është proces I ndërveprimit simbolik mes njerëzve ,përmes së cilit zotërohet një kod I pranuar nga emetuesi dhe receptuesi.Si një process I vazhdueshem me një kohë të shkuar ,të tashme dhe të ardhme përdoret për të shkuar drejt një synimi kryesor I cili është shkëmbimi I informacionit.Domosdoshmërisht,duhet pranuar që komunikimi ka ekzistuar bashkë me ne në të gjitha sferat e jetës,duke nisur nga përditshmëria deri tek politika.Kur I referohemi politikës I referohemi komunikimit të qëllimshëm politik mes organizatave politike dhe jo-poltike,të pasqyruar në media. Komunikim poltik është I rëndësishëm në cdo demokrci moderne,në të cilën populli zgjedh përmes votës së tij,përfaqësuesin dhe automatikisht në këtë mënyrë edhe partinë politike që përfaqëson.Në mënyrë që demokracia të funkionojë komunikimi mes politikës dhe medias duhet të jetë I frytshëm,në të gjitha sferat.Normalisht,këto janë dy fusha të cilat studiohen në disiplina të ndryshme shkencore. Marrëdhënia me publikun është një disiplinë e cila është shfaqur në botë në vitin 1920.Si praktika të funksioneve menaxhuese dhe komunikuese ajo ,përdoret në Shqipëri gjatë cdo dalje publike të aktorëve politikë.Qëllimi I saj është vetëm vendosje dhe shpërndarje e informacionit. Në punimin tim teza kryesore është :”Komunikimi politik në Shqipëri dhe marrëdhënia me publikun përgjatë fushatës elektorale të vitit -2017”. Marrëdhëniet me publikun synojnë të përhapin informacion mes një individi,organizata politike dhe publikut,si aktor kyc.Sigurisht,që mbetet I pranishëm krijimi I një imazhi të caktuar mbi një organizatë politike,e lidhur kjo nga njëra anë me imazhin e organizatës politike dhe nga ana tjetër më imazhin e vetë politikanit. ”Në fushën e imazhit personal,politikanët modernë gjykohen jo vetëm nga ajo cfarë thonë dhe si e thonë por dhe si e bëjnë atë.Stili politik merr të njëjtën vlerë me substancën.” Marrëdhenie me publikun në Shqipëri ,janë një fushë e re e në veprimtaritë politike të partive politike shqiptare,krahasuar kjo me përdorimin e tyre në vendet e tjera të botës. Evolimi I tyre ka kaluar në disa faza kryesore të cilat janë :  Periudha e shtetit totalitar{1945-1990},ku këto marrëdhënie kontrolloheshin tërësisht nga shteti.Ishte kreu I vendit Enver Hoxha,I cili përmes direktivave në formë fjalimesh,shkrimesh dhe librash,jepte informacionin I cili përpunohej nga masat.  Periudha e tranzicionit {1990-1995} kur mungonte njohja e konceptit bashkëkohor të marrëdhënies me publikun,që nënkuptonte thjesht zëdhënësin e institucioneve. Ato informonin publikun në lidhje me sukseset e institucionit madje informacionet më kryesore u jepeshin në fillim mediave proqeveritare. Kuptohet në këytë formë që gjatë kësaj kohe ishin marrëdhënie te kontrolluara pjesërisht nga shteti.

Në kuadër të ndryshimeve në vend,presidenti Ramiz Alia vendosi pranë zyrë së tij zëdhënësin Bashkim Hoxha,I cili është edhe zëdhënësi I par në historikun shqiptar.Ky zëdhënës u largua menjëherë sapo Aliaj u largua nga detyra pa pritur shkarkimin e tij.

Në fakt përsa I përket kësaj tradite mund të themi me bindje se ka ardhur deri në ditët tona,largimi nga posti I një funksionari ndërpret edhe detyrën e vartësit të tij.Viti 1994 shënon fillimin e institucionalizimit të emërimit të zëdhënësve në disa ministri:Ministria e Brendshme,Ministria e Minierave dhe Energjetrikës kishin zëdhënësa.Ludmilla Pajo është zëdhënësja e parë e ministrive që shfaqet para mediave dhe opinionit public me emrin e saj të shkruar në deklaratat për shtyp. Cfarë kuptojmë nga ky vit si thelbësore është futja e femrave në marrëdhënie me publikun edhe ne Shqipëri.  Periudha {1995 dhe në vazhdim}janë në zhvillim e sipër,marrëdhëniet me publikun sipas koncepteve perëndimore.Të gjithë zëdhënësit përballen në mënyrë të drejtëpërdrejtë me median në konferenca t e shtypit.

Në vitin 1998,Kryeministri Fatos Nano do të fuste për herë të parë konceptin e Këshilltarit të ministrit për Marrëdhënie me publikun.

Në nëntor të 1998,duke synuar një transparencë me publikun krijohet Ministria e Informacionit me ministër Musa Ulqinin.Kjo ministri kishte tre sektorë kryesorë:  Drejtorinë e komunikimit me median  Drejtorine e komunikimit me publikun  Sektori I analizës dhe informacionit,I cili merrrej me hartimin e pasqyrë së medias. Ministria e infromacionit për herë të parë filloi botimin e “Buletinit Qeveritar”nëpërmjet të cilit I jepej informacion medias dhe publikut. Në vitet e ardhshme ajo cfarë ndodh në vendin tonë nuk është tjetër vecse evolim I marrëdhënies me publikun dhe shtrirje masive e saj në politikë dhe kudo. Për të kuptuar qartëisht si janë shfaqur këto marrëdhenie ,duhet bërë ndarja e veprimtarive të tyre në katër lloje kryesore. Ndarja e tyre është berë nga studiuesi Brian McNair,I cili të gjitha format I ka prezantuar në një libër që pasqyron gjithcka në lidhje me komunikimin politik: Mënyra se si ato shfaqen në Shqipëri,është një konstatim personal ,lehtësisht I evidentueshëm pas zotërimit të njohurive të komunikimit public politik.  Format e menaxhimit të medias ~janë aktivitete që janë modeluar për të zbuluar nevojat dhe kërkesat e mediave moderne dhe për të shtuar kështu aksesin e politikanëve në median e lirë.Në vendin tonë,në dy televizionet më të njohura Klan dhe Top Chnaneel.Secila nga këto media ka emisone të cilat I kushtohen gjerësisht ngjarjeve poltike Top Story dhe Opinion,drejtuar nga Sokol Ballad dhe Blendi Fevziu,bëjnë zhurmën më të madhe përsa I përket cdo zhvillimi politik 2017.Të vendosur përballë gazetarëve të ftuarit japin përgjigje për pikëpyetje e publikut.GJatë fushatës elektorale daljet e liderëve kryesorë kanë qene shumë të pranishme dhe të kujdesshme në maksimum.  Menaxhimi I imazhit në marrëdhëniet politike~Lidhet ngushtë me përshkrimin e marketingut politik dhe shpeshherë përfshin teknikat e reklamimit.Përmban cështje të tilla si hartimi I një logoje të përbashkët dhe imazhi individual I politikanit.

Partitë kryesore në vend PD dhe PS kanë ardhur në zgjedhjet parlamëntare përgjatë vitit 2017 të vijnë me logot e tyre. Tek PD,logoja ka qëndruar e njëjtë prej vitesh,e vendosur në një sfond blu,nderkohë që PS I ka qëndruar besnike 2 gishtave por ka bërë edhe ndryshime të vogla në logo,rreth të cilave nuk ka bërë ndonjë koment. Veshja e liderëvë kryesorë,kanditavë për kryeministër zotit Rama dhe Basha,kanë qenë në kontrast të jashtëakonshëm mes tyre.I veshur me këmishën e tij blu dhe pantallonat gri,Basha ka mbetur Brenda kornizës së politikanit ,kurse Rama është shfaqur sportiv..Pantallonat,atletet,këmisha me logon e PS I kanë qëndruar pranë në të gjitha daljet publike.  Marketingu Politik~Është teknikë e cila përdoret gjerësisht për miratimin e produktit.Në terma tregtarë kjo arrihet duke e vendosur produktin bashkë me një personalitet të dashur nga fusha e artit dhe e sportit. Në Shqipëri kjo traditë nisi në vitin 2009,ku në fushatat elektorale nisi bërja e këngëve në mbështetje të forcave plitike.Kjo traditë rezistoi deri në vitin 2013.Përgjatë 2017,u përdorën spotet mbështetëse me figura të njohura të cilat mbështesnin politikanët përmes zgjedhjeve të tyre.  Komunikimet e brendshme të organizatës~Përfshijnë vendosjen e kanaleve për transmetimin e informacionit nga brenda,kordinimin e aktivitetit dhe trajtimet e reagimeve.Të gjithë zyrat e partive politike në SHqipëri janë treguar të kujdesshme me informacionet që kanë përdoru dhe në deklaratat publike qëndrimet kanë qenë të njëjta.

Sektori I marrëdhënieve me publikun është I lidhur ngushtë dhe në menyrë të padiskutueshme me pseudongjarjet. Orkestrimi I ngjarjeve për konsumin publik,më qartë se kudo vihet re në politikë.Duke kërkuar vëmendjen e publikut dhe aprovimin prej tij të veprimtarive të tyre,politikanët mbështesin manipulimin e medias.

Një shembull I tillë ishte  lajmi I cili bëri  bujë në media për pasigurinë zgjedhore e cila e ngadalësoi  rritjen e ekonomisë në tremujorin e parë,të fushatës elektorale ,e cila do të sillte si pasojë ngadalësim në tremujorin e dytë.Ky lajm ishte dhënë nga zëdhënësit e Bankës se Shqipërsisë,ndërkohë që media të ndryshme ne rrjetet sociale e ndryshuan përmbajtjen e tij.

Gazetarët janë kryesorët në cdo komunikim dhe formuesit kryesorë të opinionit publik. Në bazë të qasjeve që ato kanë nëdaj PR ,janë të ndarë në tre grupe në vendin tonë:  Pozitivistët,japin përgjigje pozitive kundrejt përdorimit të PR.  Pragmatistët,vlerësojnë anën praktike të njoftimeve sit ë nevojshëm .  Refuzues,janë gazetarët sipas të cilëve ,njoftimet e shtypit nuk duhen botuar fare,sepse I bëjnë dëm gazetarisë. Për të përforcuar tezën time në lidhje me marrëdhenien me publikun në SHqipëri ne median gjeneraliste,kam studiuar për rreth 15 ditë nga data 10-25 qershor,median Top Chaneel. Lajmet që vijnë nga fusha e politikës janë 49 dhe 28 prej tyre vijne nga M.P .20 janë konferenca,ndërsa 8 janë njoftime për shtyp.Pra,publiku mrr informacion të shtreses se parë I cili është I përpunuar shume pak nga ana e gazetarit. Vlen për të përmbledhur edhe nje herë fakti se marrëdheniet me publikun kanë ardhur në Shqipëri si një disiplinë e vonë e cila ka hyrë dhe është përhapur ndjeshëm në fushën e politikës.Ndër vite gazetarët kanë pasur qasje të ndryshme kundrejt saj duke u grupuar në katëegori të caktuara.Në komunikimin politik në Shqipëri në vitin 2017 M.P është konsumuar nga ana e cdo politikani si një mjet I fuqishëm të cilin e ka ndarë një vijë shumë e hollë nga marketingu politik në kuptimin e plotë të fjalës.Mediat kryesisht qoftë ajo tradicionale dhe media sociale përdor PR,si burim kryesor të informacionit në shumicën e lajmeve që ajo transmeton sidomos nga fusha e politikës.M.P duhet parë si disiplinë e cila duhet përdor në fusha të gjera të jetës shoqërore brenda një mase të caktuar.

Kisha e “Shën Gjergjit” Libofshë. edit

Kisha e “Shën Gjergjit” Libofshë.

Rrethi Libofshë përbëhet nga 12 fshatra ku të 12 fshatrat kanë kishën e tyre përkatëse. Kjo tregon se në këtë pjesë të Myzeqesë ortodoksizmi është shumë i përhapur. Kisha e “Shën Gjergjit”ndodhet në Libofshë të rrethit Fier,e ndërtuar që në 1776. Në qendër të kishës ngrihet vëllimi prizmatik i naosit i mbuluar me çatitë e ulta të hajateve. Ajo përbehet nga hajate të mbylluarë në të treja drejtimet, ku në qendër ndodhet kulla e kambanës.Kisha është e ndërtuar me tri hyrje. Brenda në naos futesh nga dyer të tjera, në muret veriore dhe jugore. Dera kryesore që të fuste në Naos ishte e ndërtuar në një mënyrë mjeshtërore , ku në të ishin gdhëndur dy peshq të ndërlidhur me njëri-tjetrin. Themi ishte pasi ajo nuk ndodhet më për arsye se është vjedhur që në 2008. Ndërsa futemi në naos shohim 4 radhe stolash, të cilat janë të ndërtuara me trarë druri. Në brendësi ndodhet dhe anvoni i cili është i dekoruar me piktura të ndryshme të gdhendura mbi të. Anvoni shërbente për leximin e lajmeve të mira nga peshkopi ose nga metropolitani. Pasi sipas kishës lajmet e mira vinin nga lart. Por këto lajmet e mira lexoheshin edhe nga froni i despotit. Në kishë ndodhen 6 dritare të vogla të cilat ndriçojn dhe ajrosin kishën. Dekoracioni mural i kishës është një vepër e kryer nga Kostandini dhe djali i tij Terpos Zagrofi në 1782. Por nga pamjet me sy të lirë asgje nga ato piktura murale nuk mund të shihen qartë, pasi ato kanë shumë kohë pa u rikonstruktuar. Pikturat që shtrihen në sipërfaqen e gjerë të naosit dhe të narotekstit përbëjn programe plot ikonografi me përmbajtje nga Dhiata e Re. Në skema të veçanta janë vendosur syet nga jeta e Keishtit dhe Mrekullit e tij si dhe cikli i jetës së Shën Mërisë.


Shërbëtori i Zotit në këtë kishe At Refael Rredhi tregon për ardhjen e tij në këtë kishë ku tha “Në 95’ kur unë u caktova të shërbeja në këtë kishë, gjendja e saj ishte shumë e mirë me ikonostas të rregullt jo në këtë gjendje siç është sot. Çdo vit që klaon kjo kishë vidhet ,shkatërrohet dhe nuk është ndërmarr asnjë masë për ta rregulluar ose për ta parandaluar këtë fenomen. Fillimisht kjo ka qenë një kishë e vogël , por ishin besimtarët e zonës dhe dhuruesit e tjerë të cilët me kontributin e tyre arriten të rrisnin përmasat e kishës.” Edhe pse kjo kishe ka vlera të mëdha kulturore gjendja e saj është skandaloze. Çatia në një pjesë të kishës ka rënë. Drita nuk futet vetem nëpërmjet dritareve por edhe nëpërmjet këtyre të çarave. Në dimër…ke frikë se rrëshqet nga lagështira që krijohet. Pamja e asaj kishe tregon që ajo është lënë në mëshirë të fati. Më posht janë disa foto që e ilustrojn këtë:


Zoti . Zoi Prifti shërbëtor I kishës prej 23 vjetësh e hap kishën në orën 07:00-12:00. Funksioni I tji në këtë kishë është i shumëfishtë ai jo vetëm bën psalmën por edhe ritet fetare së bashku me At-in, rri edhe në vendin ku shiten qirinjtë. I pyetur për gjendjen e kishës sot dhe në momentin që ai mori këtë detyrë Z. Prifti tha: “Kjo kishë është shpallur monument kulture që në 1776. Që atëherë në këtë vend kisha nuk vendos dot dorë për riparim pasi është monument kulti. Kështu që ka ngelur në mëshirë të fatit siç edhe e shikoni është në gjendje katastrofike. Me problem të mëdhaja nga çatia. Besimtarët që vijnë janë të habitur nga gjendja në të cilën e shikojn kishën.” Zoti Prifti tha se egziston një mundësi që gjendja të përmirësohet por asgjë nuk është e sigurt për sa kohë nuk është e shkruar mbi letra”. Zoti Llukan Doko mirëmbajtësi i varrezave vë në dukje një tjetër problem. Shtimin e varrezave dhe siperfaqen e vogël rreth kishës “” Varrezat po mbysin kishën” unë thjesht i mirëmbaj ato” . Për të gjetur një zgjidhje për këtë problem iu drejtuam një prej përfaqësuesve të Drejtorisë Rajonale e Monumenteve të Kulturës arktiektit Olsi Plasa i cili ndodhej në kishën e Shën Gjergjit për kryerjen e disa matjeve për projektin e rikonstruktimit. Zoti Plasa theksoi se ishte e treta herë brenda ketij muaji që vizitonte këtë kishë për të hartuar projektin që më pas duhej të miratohej nga organet kopetente. I pyetur se si ka mundësi që një monument kulture i kategoris së parë të përfundonte në këtë gjendje zot Plasa u përgjigj “nuk ka fonde nga shteti por ne jemi duke e krijuar projektin kjo është detyra jonë tani janë organet kopetente ato që e miratojnë”. Duke lënë të nënkuptuar që ky projekt mund edhe të mos miratohet. Çdo gje mbetet për tu parë. — Preceding unsigned comment added by Graciela Ferra (talkcontribs) 21:50, 27 May 2018 (UTC) Graciela Ferra (talk) 23:06, 27 May 2018 (UTC)Graciela FerraReply

Përdorimi dhe liria e shprehjes në internet edit

Përdorimi dhe liria e shprehjes në internet	


Si shpikja më e madhe e njerëzimit pas rrotës e zjarrit, interneti po transformon gjithnjë e me tepër jetën e njeriut. Transformim, i cili për nga rëndësia e tij, po kthehet në një përdorim të domosdoshëm, që i ngjan kafesë së mëngjesit. Fal kësaj shpikjeje mundësohet komunikim i shpejtë mes individëve, organizatave,mediave, qofshin vizive apo të shkruara, duke u kthyer në enciklopedinë më të madhe të botës moderne. Fillimet e internetit i përkasin viteve 60-të, si përpjekje e ushtrisë amerikane që të lidhte me Rrjet / Network, bazat e saj nëpër Amerikë. Më pas filluan universitetet me njëra-tjetrën dhe më vonë, universitetet shërbyen si ISP për studentët dhe profesorët, kjo me qëllim të bëhej një shkëmbim sa më i madh informacioni. Rreth viteve 70-të filloi dhe komercializimi i internetit, por mund të dërgohej vetëm posta elektronike dhe në atë kohë ishte një shërbim tepër i kushtueshëm. Zhvilllimi me i madhe i teknologjisë dhe komunikacionit është bërë nga fundi i viteve 1980-të. Për hërë të parë internet u fut në Shqipëri në 1991, nga Fondacioni Soros. Gjatë këtyre 26 viteve, janë krijuar mjaft kompani, sidomos në qytetet e mëdha të vendit, të cilat ofrojnë përdorimin e internetit. Tashmë është e qartë për të gjithë, se përdorimi i internetit është një nevojë e domosdoshme për Shqipërinë në përgjithësi, e rininë shqiptare Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që me vullnet e përpjekje të vihet në radhët e vendeve të përparuara në atë drejtim ku lëviz e ardhmja. Liberalizmi i ligjit të mediave në përgjithësi pas 1997-ës, bëri të mundur që operatorë të medias, por jo vetëm, të zbulonin edhe botën e internetit.

Kosova rezulton të jetë e para ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor në përdorimin e internetit. E dyta, sipas http://ec.europa.eu/eurostat, është Kroacia, ndërsa në vendin e tretë është Maqedonia, transmeton Alsat-m.

Kyb studim ka të bejm më shumë me përdorimin e internetit dhe varësia që është krijuar ndaj ti, nga moshat e ndryshme. Sipas EuroStat’it, përdoruesit më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor janë pikërisht kosovarët, I cili ja kalon edhe disa vendeve Evropiane, siç është Sllovenia, Kroacia apo shtetet e tjera, ndërsa në Evropë, me përdorimin e internetit, kryesojnë shtetet skandinave.

Liria e mediave në vendet e Evropës Lindore për vite ka qenë një çështje shqetësuese për shumë organizata ndërkombëtare që luftojnë për lirinë e shprehjes dhe të informacionit. 

Rasti i Hungarisë,Rumanisë,Bullgarisë janë më tipiket . përsa i përket vendeve të ballkanit ato përbëjn një tjëter fazë të tranzicionit për shkak të konfliktevë. Megjithse këto shtete janë përpjekur që te gjejn pavarsin e tyre, duke hapur blogje faqe te reja internet. Nuk ekzistojnë më barriera mes jetës virtuale dhe asaj reale. Ajo që ndodh on-line, gjithnjë e më tepër po ndikon në botën jashtë internetit, në jetën e përditshme dhe në marrëdhëniet me të tjerët. Kjo eshte arsyeja se përse ne duhet të tregojm një raportim korrekt përsa I përket komunikimit social.pushteti I informacionit në internet është rritur dhe fuqëzuar së tepërmin çdo vit përmes shtimit të rrjjeteve online. Janë jo të pakta rastet kur përmes internetit, përdoruesit e tij, po keqpërdorin lirinë e shprehjes dhe lehtësinë që të jep e drejta për akses në internet, për të denigruar dhe linçuar individë publikë ose jo, duke cënuar rëndë dhe në mënyrë të pariparueshme privatësinë dhe të drejta të tyre, themelore.

Të gjithë janë dëshmitarë të këtij realiteti që edhe ditët e fundit ka patur “viktimat” e tij të radhës.

Jetojm në një kohë ku interneti sipas studiuesit të komunikimit Marshall McLuhan, e ka kthyer botën në një fshat global.

Çdo kush ka të drejtën të shprehet lirshëm ,por kjo liri pa kufi në internet po “vret” edhe të pafajshëm, pasi akoma nuk dihet nëse disa nga hapsirat në web janë private apo publike. Audjenca nuk është vetmëm konsumatore e informacionit por tashmë është edhe prodhuese e tij.

Në komunikimin online janë audjencat që e “tërheqin”informacionin që bart shenja duke e kerkuar vet në Internet. Shkrimin online e tërheq audjencat.

fillon të mos egzistoi më një dallim midis autorit dhe lexuesit. Tashmë të gjithë e dim dhe e kemi kuptuar që mjafton një adresë në internet që ne të shprehemi dhe të themi çfarë ne mendojm. Qoft kjo një adresë fallco ose jo. Janë të shumta rastet që mund të marrim si shembuj ku persona të thjesht ose jo janë “kritikuar” për opinionin që kanë dhënë në lidhje më një çështje, një ndër ta është rasit i profesorë Artan Fugës I cili shprehu opinionin e tij në lidhje me kengën që përfaqësoi Shqipërin në Eurovizion. Ai shprehet : “Tjetër kënga, tjetër diplomacia kulturore” Por edhe përse ky ishte thjesht mendimi i tij i shprehur në facebookun personal ai u shpërnda në media duke patur reagime nga me të ndryshmet dhe më fyeset, njëri prej tyre ishte ai i gazetaresë Kozeta Kurtit duke e “akuzuar” se profesorin se ai nuk kishte shkruar asnjëhë herë një artikull të mirfillt ose lajm ndonese është Petagog në Departamentin e Gaztarisë dhe Shkencave të Komunikimit.

Një raste tjetër i mar në shqyrtim nga Freedom House është ai i Presidenti amerikan Donald Trump i cili është kritikuar ashpër nga të dyja organizatat. Organizata “Gazetarët pa kufi” e cilësojnë atë “një person që sulmon mediat”, ndërsa “Freedom House” thotë se karakterizimi që i bën Trump medias si “armiku i popullit amerikan” dhe nënvleftësimi, nënçmimi i gazetarëve dhe organizatave të mediave se kanë “minuar besimin e publikut me gazetarinë e bazuar tek faktet”. 

Të gjithë shkruajn lajme, duke përdorur edhe fack news vetëm për të tërhequr audjencen por një informacion nuk mundë të quhet kurrsesi i vërtet nëse nuk bazohet në të paktën dy burime. Të gjithë ata që shpërndajn lajme e mendojn veten gazetarë, por kjo nuk do të thot se ata bëjn gazetari te mirë dhe të besueshme. Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, në vitin 2017, 88 vende radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 janë me liri të pjesshme dhe 49 radhiten në mesin e vendeve jo të lira. Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira, së bashku me Maqedoninë, Bosnje e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Ndërsa Serbia dhe Kroacia, radhiten në mesin e vendeve të lira.

Bazuar në disa prej statistikave të studiuara ndër vite kemi keto rezultate ne lidhje me lirin e shtypit në Shqiperi;

që nga viti 2002 deri 2014, ku rezulton: viti 2003 pozicioni 34/158 vende, viti 2004 pozicioni 50/158 vende, viti 2005 pozicioni 62/161 vende, viti 2006 pozicioni 80/161 vende, viti 2007 pozicioni 87/164 vende, viti 2008 pozicioni 79/168 vende, viti 2009 pozicioni 88/170 vende, viti 2010 pozicioni 80/173 vende, viti 2012 pozicioni 102 /178 vende, viti 2013 pozicioni 102/178 vende, viti 2014 pozicioni 84 /180 vende. Faqet ne web janë përhapun në mënyr masive ku çdo njeri mjafto të hap një blog dhe prej aty mund të shpreh çdo mendim që ai ka mbi çdo çështje, e prek apo jo atë. Mjafton një profil dhe ai komenton shanë,ofendon mbi një foto që mund të hedhi një VIP audjenca në këtë momend nuk është thjesht një vezhguese e jashtme por ajo edhe përfshihet në debatet që krijohen online.

Hapja e adresave fallco janë krejtësisht të pandëshkueshme. E para,sepse mund të shahet dhe ofendohet me algori,që asnjë gjyq të mos ketë mundësi të provojë se fjala ishte për këtë apo për atë person. E dyta,ofenduesit dhe shpifësit më të mëdhenj,të specializuar,janë ata që dalin me profile anonime, sepse këtë e krijon si mundesi teknologjia. Janë këta që mbeten pa ndëshkuar pasi nuk mund të ndëshkosh një person anonim. Nuk mund të shkojm në gjykat e te ndeshkojm një faqe me emrin “Bukuroshja e fjetur” kjo nuk ka kuptim.
Në librin “Gazetaria”, të botuar së fundmi edhe në shqip edhe në Shqipëri, kolegu gjerman Stefan Russ-Mohl,citon një burim që i krahason faqet ëeb në Internet pothuajse me aro të wc-ve publike mbushur me sharje,fjalë të ndyra,shpërthime instiktive shprehjesh që shpesh iu drejtohen njerëzve konkretë. 

Por nuk janë vetëm qytetaret e thjeshta ata që i krijojn vetes së tyre mundësin që të shprehin mendimin e tyre por edhe politikanët e përdorin shumë këtë form komunikimi sidomos në kohët në të cilat po jetojm. Për partit politike si dhe për qeverin,rrjeti është një mjet I jashtëzakonisht efikas për të filluar një dialog dhe për të organizuar një debat mbi nje çështje të caktuar. Internet bën të mundur voten elektorale,e cila është më pak e kushtueshmemë e sigurt duke garantuar edhe një pjesëmarrje më të madhe. Pavarsishte çdo gjeje negative që vetë komunikimi në internet mund të paraqë ai është bërë I domosdoshëm për jetën tonë. Por liriae fjalës nuk do të thot që ti mund të kërkosh dhe të ndërhyshe në jëtën e gjithkujtë.

Liria e fjalës përfshinë lirinë për të mos rënë dakord, për të mos dëgjuar dhe për të mos mbështetur kundërshtarët e vet. Një “e drejtë” nuk e përfshin zbatimin material të së drejtës nga njerëz të tjerë; përfshin vetëm lirinë për ta fituar këtë zbatim me anë të mundimit vetjak. Njerëzit nuk mund të vendosin censura mbi ato qe publikohen por mund të flasin me një gjuhë pak më të but për të shprehur pakënaqësit e tyre në lidhje më çështjë të caktuara. 

Sipas një studimi empirik të kryer nga vet unë persa I përket rrjeteve sociale instagram dhe facebook me dy personazhe publike të ndryshme për të dyja rrjetet me këngëtaren Enca Haxhiaj në instagram me dhe Artan Fuga ne facebook. Vura re se kengetarja Enca kishte 1,7M ndjekësa por edhe se në fotot qe ajo publikonte komentet ishin si positive ashtu edhe negative. Në një fotot të publikuar nga vete këngetarja në New York në të cilen ka mar 86697 like dhe 2430 komente mbi 1000 shprehnin mendime negative për foton që ajo kishte publikuar. Në një tjeter foto publikuar para 6 ditesh me 94387 like 93219 nuk komentoni pjesa tjetre për rreth 1/4 e komenteve ishin negative. Apsulutisht që gjithsecili duhet të thot çfarë mendon për të,jo se komentet negative nuk duhet të egzistojn po nuk mund ti thuash një këngëtareje “lop”ose ta ofendosh me fjal akoma dhe me të renda,sidomos në këto raste ku ti vete ke vendosur ta ndjekësh në profiling e saj personal. Përsa i përket Profesorë Fugës edhe ai kishte shmë ndjekes ndonëse jo sa Enca por i njejti fenome përsëritej ,disa e mbështësin mendimin kritik të profesorit disa e kundershtonin atë. Përshtypje të bënët fakti së ishtë brezi i ri ai që ishte shume kriti dhe që përdorte fjalet me fyese . Duhet të merrën masa përsa i përket këti fenomeni pasi edhe brezat që po vin po edukohen në një formë shumë negative. Nuk është çështja se ne nuk duhet të shprehim mendimin tonë,përkundrazi duhet ta bejem këtë gjë pasi jetojm në një vend demokratikë ku e kemi lirin e fjales dhe shprehjes,por jo duke shkeluar të drejtat dhe privatësin e dikujt tjeter në rastet ku ai publikon në profilet e tij privatë.


Graciela Ferra (talk) 23:27, 27 May 2018 (UTC)Graciela FerraReply



Referencat:Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page). 1. .Studim i marr nga gazeta Infopress. 16 Prill 2017 Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page). 2. Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page).2.Informacion i mar nga portali i International Journalism Festival ne Prugia të Italisë 3-7 Prill 2018 Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page). 3. 3.Avokati I Popullit Igli Totozani ( Liria e shprehjes dhe interneti- të drejta dhe përgjegjësi) 23 Prill 2018Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page). 4. Fuga Artan.”Mediamorfozë dhe meta komunikim”.botimi Papirus 2017 (fq.683-685)Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page). 5. Mar nga portali “Lexo.al” Artan Fuga kritik Eugent Bushpepës, gazetarja i kthehet keq: Zgjohu presor,merr veten në dorë.Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page). . 6. Informacion i mare nga Zëri i Amerikës 25 Prill 2018 (Shoqata Freedom House)Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page).

7. Dr. Klementina Shiba: Liria e shtypit, një dimension demokracie Tetor 2017Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page).

8. 8.Fuga Artan/Libri “Komunikim në shoqërinë masive” shtëpia botuese Papirus (fq.530)Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page).

9. Fuga Artan /libri “Komunikim në shoqërinë masive”shtëpia botuse Papirus (fq.528).Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page).

10. Balle Francis/Libri “Media & Shoqëri”.shtëpia botuese Papirus 2015. Botimi 15 (fq. 759)Cite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page). 11. .“The Fascist New Fronter,” The Ayn Rand Column, Ayn RandCite error: There are <ref> tags on this page without content in them (see the help page).