Zylyftar Hoxha
Emri: Zylyftar
Mbiemri: Hoxha
Lindur më: 8 qershor 1947
Lindur në: Qafë, Skrapar
Kombësia: shqiptare
Shtetësia: shqiptare
Profesioni: gazetar
Zylyftar Hoxha lindi më 8 qershor të vitit 1945, në fshatin Qafë të Skraparit, në një familje të njohur dhe me tradita atdhetare. Në vitin 1966, pasi mbaron shkollën e mesme pedagogjike “Babë Dudë Karbunara” në Berat, emërohet drejtor i shkollës 7- vjeçare në fshatin e tij. Pas tre vjetësh, nis studimet për Histori - Gjeografi në Institutin e Lartë Pedagogjik të Gjirokastrës, të cilat i përfundon me rezultate të shkëlqyera në vitin 1972. Në vitin 1973 emërohet redaktor i gazetës lokale “Jehona e Skraparit” njëkohësisht edhe telekronist i Televizionit Shqiptar. Krahas punës së përditshme në këto organe, mban lidhje dhe shkruan si korrespondent vullnetar në shtypin qendror të kohës.
Ka fituar dy çmime kombëtare për gjininë e reportazhit, një në gazetën “Drita” (1978) dhe tjetrin në revistën “Nëntori” (1984).
Pas viteve ’90, ai është pozicionuar dukshëm profesionalisht në disa gazeta të përditshme shqiptare si gazeta “Dita”, “Expres”, “ABC”, “Tirana Observer”, “Telegraf”, “Dielli i Tomorrit”, tek e cila për 10 vjet rresht ka qenë edhe kryeredaktor i saj, si dhe në disa portale on-line.
Me një karrierë publicistike gati 50-vjeçare, vazhdon të punojë ende në gazetën “Dita”, si redaktor përgjegjës i një suplementi memo-historik javor.
Është autor i tre librave publicistikë, “Orakuj të harruar”, “Flakërimat e Iljaz Kapxhiut” , “Edhe ti, o Brut”, si dhe redaktor i mbi 50 librave artistikë dhe historikë.