MALL Ca pika shiu rane mbi qelq. Per ty une befas ndjeva mall. Jetojme te dy ne nje qytet, Dhe rralle shihemi sa rralle.
Edhe m'u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes. Qiejt e ngrysur pa lejleke Dhe shirat pa ylber ne mes.
Dhe thenia e vjeter e Heraklitit Seç m'u kujtua sot per dreq: "Te zgjuarit jane bashke ne bote, Kurse te fjeturit jane veç".
Ne ç'enderr kemi rene kaq keq, Qe dot s'po zgjohemi valle?... Ca pika shiu rane mbi qelq Dhe une per ty seç ndjeva mall - poezi nga Ismail Kadare
ANALIZA Kjo eshte nje lirike dashurie. Poezia ka 8 vargje te ndare ne 4 strofa . Poezia ka nje rime te alternuar , ne rreshtin e dyte dhe te katert te çdo strofe rimat perputhen. Ne kete poezi percaktohen ndjenjat njerezore. Dashuria ashtu siç lind vetvetiu nga thellesia e shpirtit njerezor ashtu mund edhe te humbase papritur .Ne fund mbetet i bukur vetem kujtimi i saj , malli per nje rikthim te pamundshem. Poeti ne kete poezi zbulon mungesen dhe mungesa vetvetiu sjell "mallin". Poeti ndjente mungesin e qytetit te tij te lindjes , te njerezve te tij te dashur gjithashtu. Kur poeti thote "Ca pika shiu rane mbi qelq " pikat e shiut krijojne nje lidhje semantike me mallin , pra nenkupton lotet qe rrjedhin ne faqe per dashurine e humbur .Shiu ne kete poezi jepet si simboli i kthjelltesise .