Fatmir Latifaj u lind në Mitrovicë, ku edhe kreu shkollën fillore. Vazhdoi mësimet në Medresenë 'Alaudin" në Prishtinë (94-98), për të ndjekur si shumë bashkëmoshatar të tij rrugën e dijes në Medinën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selam ku diplomoi  në degën e Hadithit në Universitetin Islamik.(2005)  Hoxha jonë nuk u mjaftua me kaq por vazhdoi kërkimin e dijes në Kajro të Egjiptit. Për studimet post-diplomike ai u regjistrua në Unviersitetin e hapur amerikan të Kajros. Me të kthyer në Kosovë hoxha filloi punën në thirrjen e popullit në dritën e Islamit. U caktua si imam në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, detyrë të cilën e ushtron me përgjegjësi edhe sot. Shquhet për hutbet e tij emocionuese që jo rrallë i bëjnë të  rrjedhin lotët e të pranishmëve.