Sokol Marsi është një prej personaliteteve artistike më të spikatur dhe producentët më të njohur dhe të suksesshëm shqiptarë. Përvecse një muzikant i vlerësuar si kompozitor dhe orkestrues ai është gjithashtu tekstshkrues i shumë këngëve të muzikës moderne, Sokol Marsi veçohet si një producent mjaft i suksesshëm, me plot projekte të realizuara të muzikës së lehtë si dhe popullore, muzikës së teatrit, të filmit, si dhe muzikës për fëmijë. Ai ka drejtuar shumë programe dhe aktivitete artistike e muzikore te jetës në vendin tonë, duke qenë edhe producent e drejtues artistik i spektakleve të ndryshme televizive muzikore. Autori i mirënjohur ka bashkëpunuar pothuajse me të gjithe këngëtarët shqiptarë të skenës, me projekte të shumta të suksesshme, të vlerësuara edhe cmime kombëtare e ndërkombëtare, ndërsa shpesh ka qenë edhe anëtar jurie në evenimente artistike, spektakle muzikore, festivale, talent show të ndryshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sokol Marsi është një nga artistët më të respektuar të vendit dhe autorët më aktivë në skenën artistike shqiptare, me një karrierë të gjatë e të suksesshme, të karakterizuar nga një punë serioze dhe angazhim e kontribut i madh artistik në kulturën shqiptare, me një repertor mjaft të larmishëm krijimesh e projektesh të suksesshme. Marsi është producent muzikor pranë departamentit të orkestrës simfonike të Rtsh si edhe Drejtor Muzikor i Festivali të Këngës në Rtsh.