Endri Kaçaçi është një artist me një pasion të përjetshëm për muzikën, i cili ka filluar rrugëtimin e tij në skenën e artit që në moshën e hershme.

Endri Kaçaçi, Muzikant

Lindur në Krujë më 23 Qershor 1999, ai ka shfaqur talentin e tij të jashtëzakonshëm qysh në moshën 4-vjeçare duke marrë pjesë në kompeticione muzikore për fëmijë.

Pas përfundimit të studimeve në Liceun Artistik në degën e kantos klasike, Endri ka vazhduar karrierën e tij në fushën e muzikës, duke studiuar në "Conservatorio Arrigo Boito Parma". Ai gjithashtu ka pasur një kontribut të rëndësishëm në media si moderator radiofonik në Top Albania Radio dhe si moderator në programin “Mirmengjes Shqipëri” në RTSH.

Përveç karrierës së tij në radio dhe televizion, Endri është një artist i shquar i muzikës live në Shqipëri, duke shkëlqyer në role kryesore si aktor dhe kengetar në shfaqe muzikore të njohura si "Mamma Mia" dhe "Broadway Night".

Endri Kaçaçi, Mamma Mia

Talentin e tij të shquar dhe pasionin për artin e bënë atë një figurë të dallueshme në skenën artistike shqiptare.

References

edit