Çfarë është një grup presioni?[1]

·      Një grup  presioni është një bashkësi njerëzish, strukturë organizativem të organizuara për të përfaqësuar   e mbrojtur interesat e një gruoi të caktuar.

·       Kur pushteti, qeveria, merr ndonjë vendim që prek  një grup të caktuar,  atëherë   ky grup nis të sillet si grup presioni.

·       Cështjet me të cilat merren për shembull, mund të lidhen  me ligjet mbi taksat e tatimet, mund të lidhen me ambientin, apo të tjera cështje specifike.

·       Në komunikimin politikm në sferën politikem grupet  e presionit janë aktorë  jo-partiakë.[2]

Kur krijohen grupet e presionit?

Krijohen si reagime ndaj rrethanave të veçanta historike, politike, e  ekonomike dhe zhduken, shuhen, kur këto kushte ose rrethana ndryshojnë.

Qëllimi

§ Qëllimi është të ndikojnë në mënyrë direkte ose indirekte tëk procesi i vendosjes, aplikimit e interpretimit të masave legjislative, ligjeve të vendosura nga qeveria.

§  Grupet  e presionit nuk synojnë ardhjen në pushtet.

Nga dallojnë nga partitë politike?

1)     Së pari, qëndrojnë jashtë procesot zgjedhor. Nuk zgjidhen nga votuesit e rrjedhimisht nuk janë të detyruar të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

2)      Së dyti, kanë anëtarësim më selektiv.

3)     Së treti, nuk kanë si qëllim ardhjen në pushtet.

"Kufizimet"

Grupet e presionit kanë burime të kufizuara financiare, prandaj duhet të gjejnë mjete jo shumë të kushtueshme. Ndaj përdorimi i medias është potencialisht mënyra më efektive. Por kjo sjell një tjetër kufizim, pasi media e cungon disi formën e përmbajtjen e mesazhit.

Tiparet e një grupi presioni

Ø  Minimum organizimi - Nënkupton që të ketë një drejtues të aftë e një strategji të mirëmenduar.

Ø  Një shkallë pavarësie - Nuk duhet të varet nga një grup, organizatë tjetër, as nga ndonjë parti, sepse ndodh që partitë të krijojnë organizata shtojcë, për të konsoliduar ndikimin e tyre në një sektor të veçantë opinioni.

Mënyrat e presionit

1.  I drejtpërdrejtë

-         Kërcënimi publik mbi vendimmarrësit (Momenti më i privilegjuar për këtëështë pikërisht para zgjedhjeve)

-         Informimi

-         Pjesëmarrja

-         Korrupsioni, megjithëse kjo metodëështë e paligjshme. Ka të bëjë me shantazhin ndaj politikanëve, për shembull zbulimin e sekreteve të tyre "të errëta".

2.   Jo i drejtpërdrejtë

-         Ndikim në opinionin publik

-         Protesta

-         Greva

A përbën një protestë apo manifestim një grup presioni?

Jo, sepse protestat e manifestimet janë 1 formë shprehjeje e presionit të ushtruar nga 1 grup presioni, që zgjedh këtë mënyrë për të përcjellë mesazhin, por nuk mund të jetë vetëm kjo një grup presioni.

Grupet e presionit në Shqipëri

Në shoqërinë shqiptare ekzistojnë disa grupe presioni, formale ose jo formale.

Pavarësisht apatisë që na karakterizon ende si shoqëri, këto grupe të pavarura kanë bashkëpunuar për kauza të ndryshme.

v  Suksesi më i madh i disa prej tyre vazhdon të mbetet çështja e Armëve Kimike – mijëra qytetarë të mbledhur spontanisht të gjithë për një qëllim- treguan se mund të ketë ende vend për një shoqëri civile të mirëfilltë e të organizuar në Shqipëri.

v Nisma “Thurje” ka mundur të fitojë betejën ndaj taksimit të lartë të bizneseve.[3]

v “Protestuesi” – një grup i vogël qytetarësh – protestoi për 6 javë për aferën e CEZ-it.

v  Përveç këtyre, është edhe grupi "Qytetarët për Parkun" që protestuan për më shumë se 70 ditë për ndërtimet tek liqeni artificial i Tiranës, të cilin ne kemi zgjedhur t’a vendosim ne fokus.

  1. ^ "Grupet e Presionit". Scribd. Retrieved 2018-05-27.
  2. ^ Brian Mc Nair, Hyrje ne komunikimin politik, perkthyer nga Jonila Godole
  3. ^ "Qytetaret per parkun", aktiviste te shoqerise civile