Edhe pse mediat masive kanë rëndësi të pamasë për jetën tonë dhe na rrethojnë gjithandej, shpesh as që I vërejmë.                                                                                Sot nuk është problem gjetja e informacionit ashtu si ka qenë dikur,por është problem organizimi dhe përzgjedhja e tyre në gjithë këtë rrëmujë e përcjelljes së teknologjisë në të cilën jetojmë .                                                                                                              Cila e krijoi tjetrën?Krijoi komunikimi masiv shoqërinë apo e krijoi shoqëria masive komunikimin,media ndikon tërësinë apo tërësia median ? Teknologjia shtysë për ecurinë e medias apo media shtysë e zhvillimit të teknologjisë?                                    Ato janë dy realitete që kanë lindur e formësuar në bashkëveprim të ndërsjelltë midis tyre.Kur flitet për zhvillime të reja të teknologjisë së komunikimit zakonisht i shohim si mundësi të mira për biznesin.Jemi endur dhe vazhdojmë të endemi mbi botën e informacionit .Komunikimi,teknologjia,media dhe informacioni janë njësh me njëri tjetrin .Shpejtësia dhe ritmi I zhvillimit të mediave online ka qenë i lidhur ngushtësisht me ritmet dhe shpejtësinë e zhvillimit të teknologjisë dhe internetit. Pas hyrjes së internetit në Shqipëri, shumica e mediave tradicionale treguan interes dhe nisën përpjekjet që të krijojnë hapësirën e tyre online.    
 Interneti ka sjellë ndryshime të rëndësishme në ekosistemin mediatik . Sipas anketimit të kryer nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, televizioni mbetet kanali më i përdorur i informimit për audiencën shqiptare. Kështu 89 përqind e shqiptarëve shohin televizion çdo ditë ose pothuajse çdo ditë, një shifër kjo që e rendit Shqipërinë të gjashtën në Europë për këtë tregues. Mediat online në Shqipëri po shfaqen edhe si një hapësirë e re punësimi për burimet njerëzore të fushës së gazetarisë. Interneti solli mes të tjerash edhe një rritje të jashtëzakonshme të pjesëmarrjes së publikut në procesin e prodhimit dhe të shpërndarjes së përmbajtjes mediatike. Shumica e botuesve të mëdhenj të internetit krijuan platforma të posaçme për publikimin dhe shpërndarjen e kësaj përmbajtjeje, duke qenë vetë thjesht në rolin e publikuesit dhe duke lënë përdoruesit në rolin e prodhuesit dhe shpërndarjes së përmbajtjes. Kontribues të fuqishëm në këto platforma janë edhe mediat. Platformat më të njohura të shkëmbimit të përmbajtjes së prodhuar nga përdoruesit apo nga mediat profesioniste janë ato të shkëmbimit të videove dhe të fotogra ve. Mes tyre, më të njohurat në Shqipëri janë YouTube, Instagram dhe Flickr. Njerëzit janë vetë protagonistë të informacionit (kujtoni lajmet me ngjarjet që publikohen në profilet e Facebook-ut dhe me pas merren nga mediat), e duan skenën e tij, iu përshtatet, madje e ndërtojnë dhe sipas preferencave. Përveç kësaj kanë mundësi të zgjedhin nformacionet që marrin. Në internet ekziston sepse ndiqesh, ndryshe “të riciklojnë” shumë shpejt. Në botën dixhitale është shumë e lehtë që njerëzit të largohen për diku tjetër. Prandaj për të njëjtat arsye pse zgjidhesh, po për të njëjta arsye mund të braktisesh. Bota online e informacionit ka këtë armë të fortë (lirinë e fjalës), por, nëse nuk e përdor si duhet, mund të të kthehet kundër.   Interneti i shërbën jetës, nuk e zëvendëson atë”. Kultura jonë po bëhet gjithnjë e më shumë e hapur dhe njohëse e botës ku jetojmë falë internetit. Njerëzit shkëmbëjnë vlera, ide, lidhin interesa pune dhe e gjitha kjo duhet t’i kompletojë ata, jo t’i izolojë siç kam parë disa herë. Njeriu ka nevojë dhe për shumë interesa të tjerë, që nuk janë as vetëm interneti, as vetëm televizioni apo çdo gjë tjetër e marrë “vetëm”                   Shfaqja e internetit ka krijuar një kanalë të ri për komunikimin masivë. World wide web e sjell internetin në mbretërin e komunikimit masiv dhe përmbys shembullin tradicional të komunikimit, web site i ofron kujtdo shansin të bëhet një komunikatorë masiv. Një individ i vetëm mund të krijojë dhe të mbajë një web-site për një shumë relativishtë të vogël. Përdorimi i këtij kanali mund të bëjë këdo një botues elektronik me akses të një audiencë potenciale disa milionshe, dukr krijuar kështu një tip të ri komunikatori masiv.