BIOGRAFIA PËR JASHAR (SINAN) AJDINI 1910-1983 (VEPRIMTARIA, SAKRIFICA DHE HUMANIZMI I TIJ)

Familja: Jashar (Sinan) Ajdini u lind në fshatin Kuk, Komuna e Dragashit (baba Sinan Ajdini dhe nëna Sabrije Ajdini). Nëna e tij Sabrija ishte nga fshati Bresanë. Jashar Ajdini në arhivat e zyrës së vendit në Bresanë, vitin e lindjes e ka në vitin 1910, por sipas familjes së tij, djali i tij Safeti tregon se dy vite ishte më herët i shkruar për vitin e lindjes, pra viti i lindjes është më 1912.

Jashar Ajdini vëllezër tjerë nuk kishte, por i kishte katër motra: Hyrijen e martuar në fshatin Zaplluzhe, Nexhipen e martuar në fashatin Kuk, Jalldëzen e martuar në fshatin Kuk dhe Mazllomshahin e martuar në fshatin Kapre. Jashar Ajdini ishte i martuar me Elfize Ajdini (1912-2007) e bija e Veli Kryeziu nga fshati Kapre, pas vetës la pesë fëmijë: një vajzë Nazmijen (1938) e martuar në fshatin Kuk dhe katër djem Safetin (1941), Ajdinin (1944-2001), Sinanin (1947-2009) dhe Hasanin (1950). Mësimet e para të dijes i morri në Mejtep nga hoxha Mullai Mehmedi në Fshatin Kuk.

Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, gjatë një bastisjeje të Forcave Naziste Gjermane në Fshatin Kuk, e kishin arrestuar (zënë rob) dhe pas disa kohe e kishin liruar (tregonin motrat e tija Nexhipja dhe Jalldëzi).

Në fillim kishte punuar si nënpunës në Komunën e Dragashit, pastaj si mirëmbajtës i shkollës (kurir) në Fshatin Kuk deri në vitin 1949, ku mësues në shkollën e fshatit atë kohë kanë qenë Rexhep Metohija nga Podujeva dhe Rexhepi i Mulla Hakis nga fshati Brrut dhe gjatë viteve 1949-1952, ka punuar në shitore në Fshatin Bellobrad. Puna në shitore në fshatin Bellobrad, ishte si pikënisje e një sakrifice të madhe për të, që do ta përjetoj me burgim të rëndë. Burgosja e tij

Jashar Ajdini ishte njeri vizionar dhe me ide përparimtare, qyshe atëherë kishte dëshirë që t’i shkolloj të gjithë fëmijët e ti. Ideja e tij ishte që ta shkolloj edhe vajzën e vetme të tij Nazmijën, kur të tjerët kishin paragjykimet në atë kohë, për shkollimin e gjinisë femërore. Për kushte materiale ka mbet kjo ide e tij e madhe, pa u jetësuar.

Para se te arrestohet, për shkak të marrëdhënieve jo të mira atë kohë, në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, ishte mbajtur një mbledhje e partisë komuniste në Fshatin Bellobrad, ku njeri nga anëtarët e partisë komuniste e kishte pyetur se çka mendon: A duhet ta sulmojmë Shqipërinë dhe ti ndërpresim marrëdhëniet?

Jashari ishte përgjigjur: Nuk bën menjëherë ta sulmojmë Shqipërinë, sepse Kombet e Bashkuara nuk na lejojnë pa miratimin e tyre.

Kjo përgjigje e tij dyshohet (mendohet) se ishte arsyeja pse e eliminuan politikisht në atë kohë, pasi llogaritej si kërcenim për partinë dhe pushtetin jugosllav.

Jashari qyshe atëherë i shprehte pikëpamjet e tija se ne Kosovarët, duhet të drejtojmë syrin ka Shqipëria e jo nga Jugosllavia dhe herët apo vonë Shqipëria do të na delë në ndihme neve (kjo pikëpamje e tij në atë kohë, u vërtetua pas afro gjysmë shekulli, në vitin 1999 ku Shqipëria i dele në ndihmë të madhe popullit Kosovar). Këto fjalë dhe ide të tija në atë kohë, me anë të bashkëpunëtoreve - spiunëve të pushtetit (të njohur për familjen e tij), shkuan deri te pushteti jugosllav, të cilët në fillim e burgosën, për gjoja se nuk kishte menaxhim të mirë në shitore (kishte ra në humbje), Gjykata në Dragash e burgos për tre muaj (dënimin e vuan në Dragash). Pastaj lënda e tij dërgohet në Gjykatën e Prizrenit dhe e dënojnë edhe tre muaj (dënimin e vuan në Prizren).

Pas tre muajsh mbajtje burgimi në Prizren, Gjykata në Prizren e dënon me 8 vite burgim të rëndë (duke përfshirë edhe 6 muajt burgim në Dragash dhe Prizren) për pikëpamje nacionaliste. Për vuajtje të dënimit e transferojnë në Burgun famëkeq të Nishit në Serbi. Si shkas, për dërgim në burgun e Nishit, ishte mbledhja e Partisë Komuniste në fshatin Bellobrad dhe pyetja që ia bëri gjykatësi gjatë gjykimit në Prizren: Pyetja: Jashar Ajdini, nëse na sulmon Shqipëria, çka duhet të bëjmë ne? Përgjigjja: Sa i përket neve kosovareve nuk besoj se na sulmon Shqipëria sepse edhe ata edhe në jemi shqiptarë dhe shqiptari nuk e sulmon shqiptarin.

Kjo përgjigje e nervozon gjykatësin dhe të njëjtën pyetje gjykatësi ia bënë edhe një dëshmitari (spiuni) të njohur për familjen Jashari dhe përgjigja e tij ishte: Nëse na sulmon Shqipëria edhe ne e sulmojmë, i kapim armët dhe tërfurkat dhe i sulmojmë (në gjuhën poullore nanen ua kajme).

Transferimi në Burgun e Nishit e frymëzon edhe ma shumë për idetë e tija sepse aty takohet edhe me veprimtar të tjerë shqiptar (të burgosur) sidomos me Pajazit Boletini (djali Isa Boletini), grupin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit me Arif Hoxha nga Randobrava, Nezir Hoti nga Krusha, Zenel Kabashi nga Prizreni, Sef Bajraktari nga Suhareka, me disa të burgosur dhe veprimtarë nga fshati Zhur etj. Edhe pas lirimit nga burgu mbante kontaktet me ishe koleget e burgut, sidomos me kolegët e burgut të rrethit të Prizrenit dhe veprimtarët tjerë nga të gjitha viset e Kosovës që ishin të burgosur në Nish.

Gjatë kohës së tij në burg dhe gjatë aktivizimit të burgosurve në punë, zyrtarët e burgut e vërejtën se Jashari ka aftësi të mira matematikore dhe e angazhuan në matjen dhe prerjen e materialit për prodhimin e dyshekëve, jorganëve dhe jastëkëve të cilin profesion edhe e përvetësoi (mësoi ta punojë). Pra, gjatë vuajtjes së dënimit në burg të Nishit dhe angazhimit të tij në punëtori, morri edhe zanatin (profesionin) e Jorgangji punuesit.

Pas burgosjes pushteti jugosllav e bastisi shtëpinë e tij dhe ua morri (konfiskoi) të gjithë pasurin që e kishin atëherë, materialin që e kishin blerë për ndërtim të shtëpisë, kafshët shtëpiake dhe i persekutoi.

Familja e tij, bashkëshortja Elfizja me 5 fëmijët e tyre dhe nëna e tij Sabrija, ranë në varfëri dhe mjerim të madh (të pa përballueshëm), sepse u persekutuan dhe ishin hallë në sy për pushtetin e atëhershëm. Edhe familjet tjera nuk mund t’iu ndihmonin për shkak të persekutimit. Si çdo nënë shqiptare, edhe nënë Elfizja nuk u dorëzua, por me mund dhe sakrificë të madhe i rriti dhe edukoi fëmijët e saj. Herë pas here në ndihmë u ka dalë Tasim (Veli) Kryeziu nga fshati Kapre, vllau i Elfizes (bashkëshortes së Jasharit).

Vajza e tij e vetme Nazmija, u detyrua që ta ndërpres shkollimin në klasën e shtatë për shkak të kushteve financiare (varfërisë së madhe). Në atë kohë kishte ardhur ligji i detyruar që edhe vajzat të shkonin detyrimisht në shkollë tetë vjeçare. Problemet sa vijnë e shtohen, sepse në vitin 1955, Drejtoria e Arsimit në Dragash ka ngritur aktakuzë për familjen, për shkak të mos shkuarjes në shkollë të Nazmijes. Në lirimin e kësaj aktakuze për Nazmijen, familjes i ndihmoi intervenimi i Ibrahim (Xheladin) Shahini nga Fshati Kuk, i cili kishte punuar në komunën e Dragashit.

Duke e parë gjendjen e vështirë ekonomike, djali i madhe i tij Safeti, për të siguruar kafshatën e bukës për familjen e tij, detyrohet që ta ndërpres mësimin në klasën e gjashtë të shkollës fillore dhe të marrë rrugën e gurbetit për në Beograd, në moshën 15 vjeçare (viti 1956). Problemet ekonomike për këtë familje sa vijnë e shtohen, sepse duke e parë Safetin shumë të ri në moshë për punë, autoritetet në Beograd e kthejnë në shtëpi për shkak se ende nuk i kishte vitet për të punuar.

Safeti, rrugën e gurbetit, për në Beograd e merre edhe një herë, një vit më vonë më 1957. Kësaj here me ndihmën edhe të disa të afërmeve dhe miqve, të cilët ilegalisht e strehuan (për shkak të moshës së re) dhe arrijnë që të gjejë një punë. Në Beograd punoi deri në fund të vitit 1959, pasi iu lirua babai prej burgut.

Nëna e tij Sabrija ka vdekur 4 muaj para lirimit të tij nga burgu (u nda nga jeta pa e parë të birin e sajë të vetëm). Lajmin për vdekjen e nënës së tij, Jashari e kishte marre nga shokët e burgut.

Lirimi nga burgu Jashar Ajdini u lirua nga Burgu në Shtator të vitit 1959, ku prej 8 viteve burgim, ia falën vetëm 5 muaj, vuajti burgim të pafajshëm 7 vite, 7 muaj e një ditë.

Lirimi i tij nga burgu ishte një gëzim i pa përshkruar për familjen e tij. Një fakte interesant dhe prekës, është dita kur u lirua nga burgu, përkatësisht, kthimi i tij në familje, atëherë djali i vogël i tij Hasani, atëkohë 9 vjeçare, i kërkoi mësuesit të tij Avdi Tërshnjaku, nga fshati Pllavë leje që ta liroj nga mësimi, sepse donte që të shkojë edhe ai në Prizren dhe ta përjetoj gëzimin dhe lumturin e familjes, për kthimin e babait të tyre nga burgu. Në atë çast, mësuesi e pyeti Hasanin, a e njeh babën e ti me pa? Ai i tha se nuk e njehë (ishte dy vjeçar kur ia burgosën), mësuesi përlotët për këtë raste prekës dhe emocionues të nxënësit të tij.

Pas lirimit nga burgu, duke e parë familjen e tij në gjendje të vështirë ekonomike, i kishte dy rrugë për kapërcimin e sajë, ta marrë rrugën e gurbetit për të punuar, si shumë bashkëvendës të tij, ose të filloj me zanatin e jorgangji punuesit të cilin e kishte përvetësuar (mësuar) në burg. Duke e ditur se e ka edhe fuqinë punëtore të djemve të tij, e zgjedhë këtë të dytën. Në fund të vitit 1959, e tërheq djalin e ti Safetin nga puna në Beograd dhe më 1960, fillon me zanatin e Jorgangji punuesit, në qytezën e Dragashit. Në fillim hasën në vështirësi të madhe në shitjen e jorganëve sepse edhe popullsia e fshatrave të trevës së Opojës dhe të Gores ishin në varfëri. Sa që në një moment, dy djemtë e tij Safeti dhe Ajdini i thanë që ta lënë këtë punën e zanatit dhe ta marrin rrugën e gurbetit. Por babai i tyre, duke e ditur se gurbeti është i rëndë dhe i përmallueshëm, ju tha po durojmë edhe pak dhe të shohim si po shkon puna me zanatin. Dhe me fillimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe daljes në gurbet të njerëzve nga këto treva, edhe puna me zanatin e jorgangji punuesit filloi të mbarën.

Me punën e Jorgangji punuesit ai vetë personalisht, punoi deri në vitin 1971, ku atë vit e realizoi ëndrrën e ti të shkuarjes në Haxh (haxhillëk), kushti i pestë i islamit. Pas kthimit nga Haxhi, punën ua la në dorë tërësisht djemve të tij, ku ai vet e kishte vetëm rolin e këshilltarit.

Punën (zanatin) e Jorgangji punuesit, vazhdojnë ta punojnë djemtë dhe nipërit e tij. Firmat në dy lokalet, njëri në Dragash në emër të Safet Ajdini dhe tjetri në Kuk në emër të Ajdin Ajdini në fund të vitit 1990 i kanë ç’rexhistruar si lokale zejtare dhe e kanë rexhistruar firmën e re si “Ndërrmarje Tregtare Prodhuese me emër të babës së tyre “NTP JASHARI”, në emër të djalit të tretë të tij Sinan Ajdini. Humanizmi i tij

Jashar Ajdini së bashku me mulla Nail Jashari imamin (Hoxhën) e fshatit Kuk, kanë bërë pajtimin e shumë familjeve gjatë ngatërresave të ndryshme. Që do të thotë se me pajtimin e familjeve janë marrë qyshe herët, para se të filloj Anton Çeta. Në vitin 1971, së bashku me mulla Nail Jashari dhe Nasip Skenderi, atëkohë këshill i fshatit, ishin iniciatorët dhe organizatorët kryesor në instalimin e gypave të ujësjellësit, nëpër shtëpi të fshatit. Gjithashtu, së bashku me mulla Nail Jashari dhe me xhematin e Fshatit, ishin organizatorët kryesor në ri-ndërtimin e Xhamisë së Fshatit në vitin 1982, idenë për rindërtimin e Xhamisë së Fshatit e kishte dhënë Hylmi (Adem) Fetahu. Në vitin 1983 i përkeqësohet gjendja shëndetësore, sëmundja e detyron të largohet nga grupi organizator, në ndërtimin e Xhamisë. Ndarja nga jeta nuk e la që ta presë, përurimin e xhamisë së re.

Nuk u ndalë kurrë së ndihmuari edhe familjeve në nevojë, dhe sa herë kërkonin ndihmë nga ai. Humanizmin e tij ai ua la trashëgim edhe djemve të tij, të cilët e vazhduan rrugën e tij edhe pas vdekjes. Pas lirimit nga burgu, djemtë e tij disa herë e lutën, që t’iu tregoj se cilët janë personat qe e spiunuan, që e vuajti një dënim të pafajshëm me burgim. Por ai kurrë me gojën e tij nuk ua tregoi emrat.

Në vitin 1983 filloi ti përkeqësohet gjendja shëndetësore. Para vdekjes, djemtë e tij e luten edhe njëherë që të iu tregoj saktë se kush e spiunoi që e burgosën. I tuboi të gjithë djemtë e tij dhe ua la këtë amanet:

Nuk dua hakmarrje, nuk dua ta përjetoni atë që e kam përjetuar unë (burgun), nuk dua që djemtë e mi të janë vrasës dhe njerëzit të iu thonë kriminel. Por kam një porosi për ju, të vazhdoni të punoni të bashkuar dhe të zhvilloni familjet e juaja, që të keni një jetë të lumtur.

Haxhi Jashar Ajdini vdiq në Nëntor, të vitit 1983. Vdekjen e tij e përjetuan rëndë, jo vetëm familja dhe bashkëfshatarët e tij, por edhe të gjithë njerëzit tjerë që e njihnin, të trevës së Opojës, për shkak të jetës dhe sakrificës së tij.

Hedip Ajdini 23 Mars, 2018