"Fake News"në Twitter e Facebook

"Falsiteti nis fluturimin dhe e vërteta e ndjek nga pas duke çaluar" është shprehur irlandezi Jonathan Swift. Rrjetet sociale si Twitter apo Facebook porta,nga e cila kalojnë lajmet e rreme.

Me shpërthimin e rrjeteve sociale,lajmet e rreme janë bërë pjesë gjithmonë e më e rëndësishme e luftës politike jo vetëm në Shqipëri por edhe në shumë prej vendeve të zhvilluara. Lajme të rreme u përdorën gjerësisht gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zhvillimet e vrullshme të teknologjisë kanë bërë që sot lajmet e rreme të jenë më të lehta për t'u përhapur dhe më të vështira për t'u verifikuar. Media sociale gjithnjë e më shumë po i zë vendin shtypit tradicional si burim informacioni. Lajmet e rreme nuk janë asgjë e re. Ato kanë ekzistuar që prej shpikjes së makinës së Gutenbergut në vitin 1440. Lajmet e rreme janë cilësuar si informacione të pasakta që synojnë të mashtrojnë dhe të luajnë me ndjenjat e një audience të caktuar. Lajmet e rreme janë gjithmonë e më shumë të përhapura për arsye të klikimeve,ku nga kto të fundit vijnë dhe fitime të larta,gjë që i tundon njerëzit për të shkruar sa më shumë lajme të rreme. Anëtari i AMA-s dhe petagogu i Departamentit të Gazetarisë, Zylyftar Bregu e sheh Fake News si sfidën për të vërtetën në media. Facebook apo fakebook?! Vetë rrjeti social facebook konfirmon se janë rreth 83 milionë andresa false ose fake profile. Këta njerëz imagjinarë,janë që nga profesionistët që e përdorin profilin e rremë për kërkime,studime apo eksperimente e deri te mashtruesit. "Personalisht mendoj se në këta 83 milionë profile false,rreth 830 mund të jenë studiues. Pjesa tjetër janë "kriminele virtualë" që më së paku ndotin oqeanin e informacionit e më së shumti bëjnë krime nga më të rëndat" shprehet Zylyftar Bregu. Një tjetër ekspert i njohur i medias Lutfi Dervishi është shprehur në një konferencë të mbajtur nga AMA se fenomeni "fake news" ka dhe anën e mirë. Ai nxit mendimin për t'u rikthyer drejt bazave të gazetarisë profesioniste. "Nuk është problemi tek "fake news",problemi është tek "fake people"! Duke qenë se vetë njerëzit janë bërë fallso,s'kanë si të vijnë ndryshe për publikun dhe informacionet.Mbas studimeve të bëra nga një ekip kërkuesish në institutin e Teknologjisë në Massuchasetts kanë dalë në përfundimin se lajmet e rreme shpërndahen më shpejt në Twitter,krahasuar me informacionet e kuruara me kujdes. Ky studim i botuar në revistën Science doli në në përfundimin se historive të vërteta u duhet 6 herë më shumë të arrijnë tek 1500 persona në Twitter krahasuar me historinë false,këto të fundit sipas studimit përhapen më gjerë dhe më shpejt në mënyrë domethënëse sesa e vërteta në të gjitha kategoritë e informacionit. Kërkuesit kanë ekzaminuar mijëra lajme të përhapura në Twitter dhe triliona postime në Twitter mes viteve 2006-2017. Ata janë bazuar në konfirmimin e lajmeve në gjashtë burime,ndërsa kërkuesit e kanë kufizuar objektin e studimit në Twitter. Ata mendojnë se rezultatet e kërkimit  mund të shtrihen edhe në format e tjera të rrjeteve sociale. Një kategori e veçantë lajmesh të rreme që përhapen më gjerë dhe më shpejt se të gjitha lajmet e tjera,sipas kërkuesve është ajo e politikës. Studimet tregojnë se lajmet e rreme politike janë më virale se çdo kategori tjetër informacionesh  false  dhe arrijnë tek 20 mijë persona tre herë më shpejt krahasuar me llojet e tjera të informacionit. Po sa të prekur janë njerëzit nga leximi i lajmeve të rreme? Duke qenë se facebook është një ndër rrjetet sociale më të përdorura,njerëzit janë më të predispozuar për t'u prekur nga fenomeni "fake news". Lajmet e rreme e rrezikojnë besueshmërinë e lajmeve të vërteta. Fuqia e tyre mund të ndryshojë mendjen e publikut. Për pedagogun e Departamentit të Gazetarisë në UT,Ervin Goci është shprehur se më shumë se çështje respektimi i etikës nga një media,kemi të bëjmë me një krizë të përgjithshme të sistemit të mediave,një krizë besimi mbi informimin në tërësi.  Por çfarë duhet të bëjnë njerëzit që për të mos rënë pre e ketyre lajmeve të rreme? Njerëzit nuk duhet të mjaftohen vetëm me leximin e titullit,përkundrazi ata jo vetëm që duhet ta lexojnë me vëmendje titullin por duhet ta lexojnë informacionin deri në fund. Gjithashtu e rëndësishme është se kush e ka shkruajtur lajmin dhe a ka shkruajtur dhe dikush tjetër për të njëjtën temë. Lajmet e rreme janë tepër shqetësuese dhe rrezikon që ta bëjë shoqërinë të konsumohet nga falsiteti."Për të luftuar fenomenin e "Fake News", duhet një gazetari që të jetë kundër gënjeshtrës,kundër sloganeve dhe efekteve e deklaratave të zhurmshme u shpreh Papa Françesku në 13 maj të 2018.

"Fake News" do të vazhdojë të sfidojë median tradicionale për aq kohë sa nuk do merret ndonjë masë parandaluese për ndalimin e publikimit të informacioneve të rreme duke parandaluar kështu dhe futjen e shoqërisë në "botën e falsitetit".